Boks, kosovari Hukic mbron titullin WBO

17/03/2010 11:10

Muamer Hukic, i njohur ndryshe me emrin Marko Huk, ka mbrojtur per here te dyte titullin e kampionit te botes ne kategorine “cruiser” te versionit WBO.

Boksieri me origjine kosovare, por qe konkurron me flamurin e Gjermanise, ka mposhtur amerikanin Adam Ricardson, ne ringun e Berlinit. 25-vjecarit i kane mjaftuar vetem tri raunde per te hedhur ne tapet sfidantin e ardhur nga SHBA-ja, duke regjistruar fitoren e 28 ne karriere (21 prej te cilave me “knock-out”), ndersa ka vetem nje humbje.

Triumfi i Hukic eshte karakterizuar edhe nga nje episod mjaft i vecante; pervec rivalit Ricardson, ne tapet boksieri kosovar hodhi edhe gjyqtarin e takimit, Mark Nelson, i cili u mundua te largonte amerikanin nga grushtet e fuqishme te kampionit. Nje ngjarje qe cuditi te pranishmit ne arenen e Berlinit, por edhe 4.1 milione telespektatoret.

Hukic, i cili e fitoi titullin ne gusht te vitit 2009, pas fitores me pike perballe argjentinasit Viktor Emilio Ramirez, shpjegoi: “Per nje moment u habita, por me pas u argetova”. Tashme kosovari synon te konkurroje ne kategorine e peshave te renda dhe te sfidoje kampionin ne fuqi, britanikun Devid Haje.

Top Channel