Barca e Bordo plotësojnë 8-shen

17/03/2010 23:10

Barcelona dhe Bordo janë dy skuadrat e fundit që janë kualifikuar për në cerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse pa Ibrahimovic në sulm, Barcelona ka shkatërruar 4-0 Shtutgartin duke treguar se nën drejtimin e Lionel Mesit në fushë edhe të tjerët mund të shënojnë.  

Katalanasit e drejtuar nga Guardiola e mbyllën ndeshjen brenda 25 minutave të para, ku shënuan edhe 2 herë në portën e gjermanëve.

Në minutën e 14, aksioni personal i Mesit u mbyll me gol ndërkohë që 7 minutave më vonë Pedro dyfishoi rezultatin pas një topi të marrë nga Keita.

Shtutgart nga ana tjetër ishte i pafuqishme të reagonte, pasi nuk arriti të dalë asnjëherë rrezikshëm nga gjysmëfusha e tij.

Goleada e katalanasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, sërish falë superformës  së argjentinasit Mesi që tregon se është futbollisti më i mirë i globit.

22 vjecari shënon në fillim e 45 minutave të dyta, golin e dytë personal dhe të tretin për Barcën në këtë sfidë. Në minutat e fundit të ndeshjes, Bojan Kërkic, i sapofuturi në fushën e lojës shënoi golin e katërt, rezultat ky që tregon rikthimin e bujshëm të Kampionëve të Europës në fuqi.

Ndërkohë Bordoja ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Olimpiakos, këtë herë 2-1 në Francë. Gurkuf dhe Chamah janë dy heronjtë e skuadrës franceze që shkoi shumë pranë eleminimit, por grekët e Olimpiakos nuk arritën të shfrytëzonin sic duhet rastet e krijuara pas barazimit 1-1.  

Top Channel