Woods: Do rikthehem ne muajin Prill

16/03/2010 17:15

Tiger Woods ndihet i gatshem per rikthimin ne sportin e golfit dhe ne jeten normale familjare.

Kampioni i sportit te pasanikeve shprehet se do rikthehet ne turneun Masters te Prtillit. “Ky eshte nje turne qe une e respektoj dhe mendoj te rikthehem”, shkruan Woods ne faqen e tij zyrtare ne internet.

“Pas nje kohe te gjate dhe te nevojshme jashte golfit, mendoj se jam gati te nis sezonin tim te ri”, shton Woods, i cili sapo ka lene pas periudhen me te keqe te jetes per shkak te skandaleve seksuale.

“Tashme prej dy muajsh po ndjek terapine dhe do vazhdoj per shume kohe trajtimin. Po i kthehem lojes dhe duhet te punoj shume per te rregulluar jeten time personale”, shton gjithashtu golfisti amerikan. Nderkohe, zedhenesi i turneut “Augusta National Golf Club”, Billy Payne shpreh mbeshtetjen e plote per Woods.

Top Channel