Van Nistelrooy, Hamburgu stacioni i fundit

16/03/2010 15:30

Sulmuesi holandez Ruud Van Nistelrooy ka mbi supe nje karriere te gjate me shume klube.

Pasi ka kaluar ne stacionet e Den Bosch, Heerenveen, PSV Eindhoven, Manchester United dhe Real Madrid, ai tashme ndodhet tek Hamburgu ne Bundeslige. Por a do ta vazhdoje edhe me gjate karrieren e tij ne futbollin profesionist?

“Hamburgu eshte nje kapitull i ri per mua por edhe i fundit. Nese do te kisha shenuar 15 gola me Real Madrid do isha ende aty dhe klubi nuk do me kishte shitur. Gjithesesi, Hamburgu eshte skuadra perfekte per mua”, thekson bomberi holandez.

Ne mesin e sezonit te shkuar, Van Nistelrooy pesoi nje demtim te rende qe e la jashte fushave per shume muaj, cka ndikoi drejteperdrejte edhe ne fundin e aventures me Real Madrid.

Top Channel