Shkelqim Muça: Dinamo i synon te dy trofete

16/03/2010 12:20

Pasi ka arkivuar kampionatin, ku duket e sigurt drejt titullit, Dinamo kerkon te triumfoje edhe ne Kupen e Shqiperise.

Kryeqytetasit do te luajne sot ne “Qemal Stafa” perballe Shkumbinit, me synimin per te permbysur humbjen 2-1, ne takimin e pare çerekfinal te zhvilluar ne Peqin.

Nje gol i Bekim Kulit ne fushen kundershtare, perballe dy penalltive te realizuara nga Bakiu, ben qe skuadra e drejtuar nga Shkelqim Muça te kete shanse te mira per t’u kualifikuar ne çerekfinale. Vetem pak ore perpara ndeshjes, drejtuesi i stolit blu deklaroi: “Ne hyjme ne fushe per te realizuar objektivin tone, pra kualifikimin. Jemi mundur 2-1 ne takimin e pare, ne nje terren mjaft te veshtire, por goli qe kemi shenuar ne fushen kundershtare eshte i rendesishem. Kemi tri mungesa te konfirmuara, ndersa pjesa tjeter e kontingjentit eshte e gatshme per kete perballje. Kupa ka nje specifike te ndryshme nga kampionati, por tashme do te luajme ne nje fushe te pershtatshme dhe besojme se do ta permbysim rezultatin. Jemi te perqendruar per te vazhduar me tej”. Muça konfirmoi edhe faktin se deshiron qe ne krye te Dinamos te fitoje dy trofete me te rendesishem ne vend, brenda nje sezoni. “Prej fillimit te edicionit, Kupa e Shqiperise ishte nje objektivi i yni, perveç kampionatit. Si trajner ende nuk kam arritur t’i fitoj te dy trofete ne nje sezon dhe deshiroj qe kete ta realizoj se bashku me skuadren qe drejtoj. Megjithate, nuk dua te nxitohemi dhe te mendojme se jemi kualifikuar. Kemi respekt per Shkumbinin dhe forcen e ketij kundershtari. Me pare duhet te fitojme perballe tyre, te sigurojme kualifikimin dhe me pas te mendojme per kundershtaret e radhes”.

Peqinasit e drejtuar nga Perparim Daiu, jane skuadra me te cilen dinamovitet kane bilancin me negativ te ketij sezoni. Ne tri perballje (dy ne kampionat dhe nje ne Kupe), blute kane regjistruar dy humbje dhe vetem nje fitore. Per t’u theksuar eshte fakti se disfatat ne fushen e Shkumbinit kane ardhur ne nje terren te shkaterruar. Kjo eshte nenvijezuar edhe nga trajneri Muça, i cili deklaron se pavaresisht impenjimit ne Kupe, Dinamo nuk do te toleroje as ne kampionat. “A na tremb Shkumbini? Kjo skuader ka cilesi, por duhet te theksoj se ne te dyja rastet qe kemi dale te humbur nga Peqini, fusha ishte ne nje gjendje shume te keqe, ku veshtire se mund te flitej per futboll normal, tha ai. Ne e kemi vleresuar kundershtarin e radhes dhe do te bejme me te miren qe te kualifikohemi. Megjithate, perqendrimi yne ne Kupe nuk duhet pare si nje menyre per te toleruar ne ndeshjet e kampionatit. eshte e vertete qe lufta per titull duket e mbyllur, por ne do te luajme deri ne fund dhe do te vazhdojme te kerkojme rezultate”.

Top Channel