SHISH, terhiqet mazhoranca

16/03/2010 15:50

Mazhoranca terhiqet nga drafti i saj. Komisioni i Sigurise Kombetare ndryshon serish ligjin e SHISH-it.

Ne variantin perfundimtar eshte hequr pika ne te cilen drejtori i SHISH detyrohej te raportonte ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje te kryeministri.

Po keshtu ka patur ndryshime edhe ne nenin qe percakton bashkepunimin e SHISH me sherbimet e tjera. Procedurat e ketij bashkepunimi percaktoheshin me vendim Keshillit te Ministrave. Top Channel ka mesuar se ndryshimi i nenit 3 ka hequr pikerisht kete fjali.

Po ashtu, Top Channel ka mesuar se komisioni ka pranuar nje sugjerim tjeter te SHISH-it, te mbrojtur nga zv drejtori i pergjithshem Ylli Alushi.

Ka pasur edhe ndryshime te tjera me te vogla, si psh zevendesimi i togfjaleshit “sigurimi kombetar” me “siguria kombetare”. Komisioni i Sigurise vendosi t’ia paraqese projektligjin seances plenare te enjten pasdite.

Top Channel