Mourinho mposht Ancelotin, Chelsea jashte

16/03/2010 23:05

Murinho dhe Interi kane mposhtur per te dyten here Chelsea-n e Ancelotit, kete here 1-0 ne “Stamford Bridge”, dy fitore keto qe i japin mundesine kampioneve italiane te kalojne per here te pare pas 7 vjetesh ne cerekfinalet e Liges se Kampioneve.

Nje ndeshje mjaft e mire e Interit qe fale nje superforme te holandezit Shnajder tregoi superioritetin e vet edhe ne stadiumin londinez.

Nje pjese e pare me e mire per Interin ne fillim me dy-tre raste per shenim, por te pashfrytezuara, nderkohe qe ne fundin e saj Chelsea ushtron presion ne porten e Cezar, i cili me qetesine e tij nuk lejoi qe rrjeta te prekej.

Ne pjesen e dyte vendasit e Ancelotit kerkuan te marrin situaten ne dore, mbajne serish nen presion Interin, por pa rezultat.

Nga ana tjeter skuadra italiane provon te shenoje me kundersulm, por Milito dhe Pandev jane te pasakte perpara portierit te trete te Chelsea-t, Turnbull.  

Ne minuten e 78, Shnajder tregoi klasin e tij me nje asist perfekt per kamerunasin Eto’o, i cili po ne menyre perfekte shenoi golin e fitores duke vendosur qetesine tek tifozet zikalter ne “Stamford Bridge”.

Largohet nga ky kompeticion nje tjeter skuader e forte, nderkohe qe Interi me lojen e zhvilluar i ka treguar kundershtareve se eshte nje rival shume i forte per titullin kampion.  

Nje kualifikim historik ka arritur edhe CSKA e Moskes qe ka mundur ne ndeshjen e dyte ne Spanje 2-1 Seviljan, fale golave te Nexhid dhe Honda.

Top Channel