Kupa e Shqiperise, Shkumbini e Vllaznia ne gjysmefinale

16/03/2010 18:20

Shkumbini dhe Vllaznia jane dy skuadrat e tjera pas Beses qe kane kaluar ne gjysemfinalet e Kupes se Shqiperise.

Peqinasit kane bere suprizen ne kryeqytet pasi kane mundur 1-0 Dinamon kryesuese ne kampionat, duke i dhene fund keshtu shpresave te dinamoviteve te marrin pas 20 vjetesh dy trofete me te rendesishem te futbollit shqiptar brenda nje sezoni.

Goli i fitores per Shkumbinin u shenua ne fundin e ndeshjes nga Bakiu. Vllaznia ka shkaterruar 4-0 ne “Loro Borici” Skenderbeun qe mesa duket te gjithe vemendjen e ka perqendruar tek qendrimi ne Superlige. Shkodranet kaluan ne avantazh me Balen ne minuten e 28-te dhe vetem 2 minuta me pas mbrojtesi Kraja dyfishoi.

Goleada e vendasve vazhdoi edhe ne pjesen e dyte ku u shenuan edhe dy gola te tjere me Shtubinen dhe Balen. Gjysemfinalistja e pare ishte Besa qe eleminoi Tiranen, nderkohe qe skuadra e fundit do te dale fituesja e ciftit Teuta-Gramozi.

Ndeshja e pare, e luajtur ne Elbasan, ne fushe asnjanese, per shkak te pezullimit te fushes se Ersekes u mbyll ne barazim 1-1, nje rezultat qe i jep me shume shpresa kualifikimi skuadres durrsake, se ciles i mjafton edhe nje barazim per te kaluar turin.

Top Channel