Ancelotti: Te shfrytezojme momentin pozitiv

16/03/2010 15:45

Rritet tensioni ne prag te sfides se luksit mes Chelsea dhe Inter per 1/8-at e Champions League ku londinezet do kerkojne fitoren per te siguruar cerekfinalen, ndersa italianet vijne ne nje forme jo te mire pas humbjes 3-1 ne Catania.

“Nuk dua te mendoj per pikat e dobeta te Interit por per cilesite dhe forcen qe kane treguar gjate gjithe sezonit”, shprehet trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti.

Ne porte per blute e Londres do te jete portieri i trete Turnbull, por tekniku italian nuk e shikon si nje problem kete dhe ve ne ne dukje formen e mire qe po kalon skuadra. “Jemi ne nje moment pozitiv pasi luajtem mire si ne ndeshjen e shkuar ndaj Interit ashtu edhe ndaj West Ham. Fizkisht jemi shume mire”, shton ai.

Nga Ancelotti nuk mund te mungoje dhe nje mendim per kundershtarin Mourinho. “Eshte nje trajner me eksperience te madhe nderkombetare. Tifozet tane do t’i sigurojne nje pritje te ngrohte sepse e meriton. Do jete nje nate e vecante per te, por Chelsea nuk do shperqendrohet nga rikthimi i tij ne Stamford Bridge”, shton ish trajneri i Milanit.

Nga ana tjeter, Mourinho ka preferuar ta pergatise skuadren me nje stervitje fizike ne Hyde Park.

Formacionet e mundshme

Chelsea (4-3-3): Turnbull; Ivanovic, Carvalho, Terry, Zhirkov; Ballack, Mikel, Lampard; Anelka, Drogba, Malouda. Ne pankine; Taylor, Alex, Ferreira, J.Cole, Kalou, Borini, Sturridge. Trajner; Ancelotti.

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Cordoba; Zanetti, Cambiasso, Thiago Motta; Sneijder; Eto’o, Milito. Ne pankine; Toldo, Santon, Materazzi, Stankovic, Quaresma, Pandev, Muntari. Trajner; Mourinho

Arbiter; Stark (Gjermani)

Top Channel