
Ne Shqiperi te mbijetosh shpesh eshte nje sfide e veshtire qe kerkon sakrifica jo te vogla. Varferia dhe niveli i larte i papunesise detyrojne jo pak banore te zonave te veriut, por edhe te Shqiperise se Mesme te lene shtepite dhe te afermit e tyre dhe te udhetojne drejt jugut si e vetmja shprese per te siguruar nje vend pune dhe rrjedhimisht ato pak para qe per ta do te thone mbijetese e familjes.
Ne periferi te qytetit te Gjirokastres prane nje kryqezimi te vogel cdo mengjes diku rreth ores 6, reshtohen dhjetra e dhjetra punetore te cilet presin ne kete pike qe vendasit e krahasojne me sheshin “Omonia” ne Athine. Punedhenesit me se shumti jane minoritaret greke nga fshatrat e Dropullit, por shpesh here ata jane edhe nga Lazarati.
Punetoret e ardhur nga qytetet e tjera paguhen shume me pak se vendasit ndaj dhe preferohen me shume. Krahun me te lire te punes e kane verioret te cilet pranojne te punojne edhe per 5 mije leke ne dite. Punetoret nga qytetet e Librazhdit, Elbasanit, por edhe Cerrikut jane me te shumtit ne numer.
“Familja jote mbijeton vetem me te ardhurat qe siguron ti? Po patjeter vetem me te ardhurat e mija, s’ka asnje te ardhur tjeter, gruan e kam pa pune, vete pa pune, femijet i kam ne shkolle”, shprehet Gentiani, nje 21 vjecar nga qyteti i Cerrikut.
Jo shume kohe me pare atij i vdesin babai e me pas edhe nena. Te afermit e mbetur i kthejne krahet e qe nga ai moment per te nis perballja i vetem me jeten. Disa kohe me pas ai martohet me nje vajze nga Durresi pa deshiren e prinderve te saj. Duke mos patur asnje mundesi financiare, djaloshi udheton drejt Gjirokastres me shpresen se do te fitoje parate e nevojshme per te siguruar jeten me gruan e tij.
“Sapo vjen, po behet akoma me keq, pune nuk ka asnje lloj gjeje, perkrahje nuk kam, asnje lloj ndihme ekonomike nuk di se nga ta ze nga me perpara. Ja kjo eshte gjendja ime”, tregon Gentiani.
Djaloshi ne 2 muajt e fundit ka mundur te gjeje pune vetem dy here duke fituar aq para sa nuk mjaftojne per te paguar as qerane e shtepise ku ai jeton, pronari i saj e ka paralajmeruar, e tashme Gentiani nese nuk do te gjeje serish pune rrezikon te mbetet se bashku me gruan e tij pa nje cati mbi koke.
“Nuk kemi fare as ngrohje asnje lloj gjeje, vetem ngrohim njeri-tjetrin ne darke asnje gje tjeter. Nuk kemi as televizor asnje lloj gjeje”, thote Gentiani.
Ai na thote se punedhenesit me te mire jane banoret greke te fshatrave te Dropullit. Beratas, elbasanllinj, nga Librazhdi, por edhe kuksiane e mirditore punojne me se shumti ne Dervician e Jorgucat.
Jorgucati nuk eshte me shume se 15 minuta nga Gjirokastra, shumica e punetoreve ketu jane nga Bogova e Beratit ata punojne ne gdhendjen e gurit, por nuk pranojne te flasim pa patur lejen e pronarit te tyre grek pasi kane frike se mos i heqe nga puna.
Nderkohe ne Dervician takojme nje tjeter beratas i cili punon ne kete fshat prej disa vitesh. Ai jeton ne nje shtepi te ngushte e te ftohte ne kushte mjaft te veshtira.
“Ylli cfare pune ben ne Dervician ? Pune te ndryshme neper shtepi, neper familje, neper keta pleqte ketu dhe me mbajne mire. Sillem vete mire dhe me mbajne dhe keta. Po familjen ku e ke? Familjen e kam ne Berat kam dy vajza, gruan, pleqte me jete te veshtire si andej dhe ketej jeta eshte shume e veshtire qe bejme. Sa leke fiton t’i ketu? Afersisht qe me ngelen rreth treqinde mije leke te vjetra qe me ngelen se kam edhe shpenzimet e mija ketej sa i mbaj me buke dhe ata ne Berat se ndryshe andej nuk kam as pune asgje qe te jetoj”, thote Ylli.
Ai udheton tek familja e tij ne varesi te puneve qe ka ne fshat. Nuk mund te shkoj shpesh thote ai ndryshe vijne te tjere e me zene vendin. Shpresa per t’u rikthyer perfundimisht nje dite tek familja eshte e madhe, por deri tani ajo ka mbetur thjesht nje deshire qe nuk mund te realizohet.
“Si te vete ne Berat nuk kam asnje lloj pune, asgje qe te mbaj familjen time”, tregon Ylli.
Ai largohet per te perfunduar punet e lena ne gjysme ne njeren nga shtepite e fshatit. Ne Dervician ka edhe puntore te tjere disa jane nga veriu i Shqiperise, por ata fshihen pasi nuk duan qe familjet e tyre te shohin kushtet e verteta ne te cilat ata jetojne.
Nderkohe ne Gjirokaster ne sheshin e vogel ka ende puntore qe presin.
“Buken thate nuk po nxjerrim, me vjen keq tani, buken thate nuk po nxjerrim. Ju merr malli per familjen? Na merr po ku t’i lesh pa ngrene pa buke a ka me mekat”, shprehet nje prej punetoreve.
E teksa nis te perendoje, punetoret marrin ngadale rikthimin per ne pikat ku flene. Ne njeren prej tyre qe i perngjan me shume nje barrake ku qendron bagetia, jetojne me shume se 10 punetore nga qytete te ndryshme Kruja, Librazhdi, Lezha, Elbasani dhe Dibra.
“Ti familjen e ke ende ne Librazhd? Po. Dhe pse ke ardhur ketu ne Gjirokaster? Te punoj te mbaj familjen me buke. Ketu ku rrime ne, ku jetojme ne, te na shikoje familja na thote pse ikni, po jemi te detyruar te vijme qe te punojme qe te marrim 5 leke t’i cojme ne shtepi dhe kur vjen fundi rrime me muaj ketu dhe asgje nuk cojme ne shtepi. Sa veta rrini ketu? Gati 15 veta. Sa te veshtire e keni? Shume te veshtire e kemi, s’kemi asnje far kushti, asnje far gjeje”, thote nje prej punetoreve.
Kjo eshte jeta qe bejne cdo dite puntoret e krahut ne Gjirokaster nga e gdhira ne mbremje. Te ardhur nga e gjithe Shqiperia me shpresen per t’u siguruar familjeve te tyre nje jete me te mire. Nje shprese qe i detyron te pranojne gjithcka duke punuar e jetuar ne kushte thuajse skllaveruese, mes erresires e skamjes, harreses e vuajtjes e mbi te gjitha si emigrante ne vendin e tyre.
Top Channel