Pasurite, ILDKP gjobit shtate zyrtare

15/03/2010 08:50

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive gjobiti shtate zyrtare per vonesa ne deklarim te interesave private.

Duke iu referuar parashikimeve ligjore, Inspektorati i Larte ka vendosur masen administrative “gjobe” per shtate zyrtare, nga te cilet pese subjekte “para fillimit te detyres” dhe dy subjekte “pas largimit nga funksioni”.

Keta zyrtare nuk kane respektuar afatet e percaktuara shprehimisht ne ligj; per subjektet e reja, brenda 30 diteve nga marrja e detyres publike dhe per subjektet qe largohen, brenda 15 diteve nga largimi prej funksionit zyrtar.

Behet fjale per zyrtare ne disa drejtori te ministrive, doganash etj. Shuma e gjobes shkon ne 20.000 leke dhe subjektet e gjobitura jane: Ilda Bozo, drejtoreshe ne Ministrine e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale; Dorjan Ducka, drejtor ne Ministrine e Ekonomise 20.000 leke; Alma Qamo, keshilltare tek Autoriteti Mbikeqyres Financiar; Altin Kokalari zv.drejtor tek Ujesjelles-Kanalizime; Sokol Seseri ish-pergjegjes sektori ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave; Perparim Jaku, pergjegjes sektori ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave dhe Vasil Shandro, ish-regjistrues ne ZVRPP ne Lushnje.

Marrja e mases nga ILDKP eshte bere per shkak te mosrespektimit te afateve te deklarimit te pasurise, sic e parashikon ligji. ILDKP kerkon nga subjektet qe deklarojne interesat e tyre private periodike/ vjetore qe te respektojne afatin ligjor, brenda dates 31 mars 2010, per dorezimin e formularit me ndryshime (shtesa ose pakesime) te interesave private (pasurise) gjate vitit 2009.

Ky institucion kujton sanksionet e parashikuara ne nenin 44/c te ligjit “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”, sipas te cilit “per mosdeklarim periodik ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me te, qe mbart detyrimin per deklarim, denohet me gjobe nga 20.000 (njezet mije) leke deri ne 30.000 (tridhjete mije) leke”.

Nga ana tjeter, ILDKP ritheksoi qendrimin se do te aplikoje masa administrative perkatese edhe per cdo zyrtar qe fillon pune per here te pare ne nje funksion zyrtar deklarues, apo per subjektet qe largohen nga detyra dhe qe nuk respektojne detyrimin per deklarim ne afatin e kerkuar ligjor.

Top Channel