Nesta mund te kthehet pas nje muaji

15/03/2010 21:35

Sezoni i Alessandro Nesta ndoshta nuk ka perfunduar. Mbrojtesi i Milanit mund te rikthehet pas nje muaji.

Lajmin e ka bere te ditur mjeku i Milanit, Massimo Manara, qe ka marre pjese gjate operacionit.

Sipas tij, Nesta duhet te qendroje pa levizur per dy jave me nje tutor dhe ne perfundim te kesaj periudhe do te rifilloje stervitja fizike.

Manara parashikon nje kthim ne fushe te mbrojtesit kuqezi brenda 30 ditesh, i cili mund te luaje takimet e fundit te Serise A.

Top Channel