Liverpul shkaterron Portsmuthin

15/03/2010 23:50

Liverpul ka shkaterruar me rezultatin 4-1 Portsmuthin duke iu afruar edhe me shume zones se Liges se Kampioneve te Premierliges.

“The Reds” kane nisur vrullshem takimin duke gjetur golin ne minuten e 26 te pjese se pare me spanjollin Fernando Torres. Kaq ka mjaftuar per t’u hapur udhen rrjetave te tjera. Vetem 2 minuta pas golit te pare Liverpul shenon serish me Rajan Babel, ndersa goli i trete ka ardhur ne minuten e 32 me autoresi mesfushorin italian Alberto Akuilani. Pjesa e pare mbyllet 3-0 per skuadren e Benitez.

Goli i kater per Liverpul mberrin ne minuten e 77 serish me Fernando Torres, qe shfrytezon mjaft mire nje asist te dhene prej Akuilanit, ndersa goli i nderit per Portsmuth u shenua ne minuten e 88 prej Nadir Belhadj.

Pas ketij tripikeshi Liverpul ngjitet ne vendin e 5-te ne kuoten e 51 pikeve, 1 me shume se Mancester Siti, qe ka dy ndeshje me pak.

Top Channel