Raportuesi i Parlamentit Evropian per Serbine, Jelko Kacin ka thene se Serbia duhet t’i ndihmoje Kosoves, sepse ne kete menyre do t’u ndihmonte serbeve, te cilet jetojne ne Kosove.

Kacin, sipas Telegraf ka thene se ne vend qe qeveria serbe t’i inkurajoje serbet qe jetojne ne Kosove, ajo e ben te kunderten, duke i injoruar dhe duke i kundershtuar ata.

“Duhet nje ndryshim i praktikes, ndryshim ne te mire. Njerezve i duhet lehtesuar jeta. Njerezve i duhet ndihma qe te qendrojne ne Kosove per te jetuar atje. Duhen vende pune per shqiptaret dhe per serbet, Kosova duhet ndihmuar dhe mbeshtetur’, tha Kacin.

Top Channel