Beckham i jep lamtumiren boterorit

15/03/2010 08:50

David Beckham i jep lamtumiren Boterorit 2010 dhe ndoshta edhe karrieres ne futbollin e luajtur pas nje demtimi te rende te pesuar ne ndeshjen e mbremjes se djeshme Milan-Chievo.

Ne fund te takimit, ndersa po stoponte nje top, mesfushori anglez eshte shtrire ne toke duke qare nga dhimbjet e medha. Dianoza e pare flet per thyerje te tendines se Akilit te kaviljes se majte. Ai do te niset drejt Finlandes ku te marten ne mbremje do te operohet.

Per kohen e rekuperimit as qe mund te flitet, pasi ne moshen 35 vjecare nje lojtar e ka te veshtire te reagoje ndaj demtimeve te kesaj grade. “Ky demtim na dha nje grusht. Per fat te keq, festa u prish. Ai e kuptoi se behet fjale per nje demtim te madh”, shprehet Leonardo.

David Beckham nuk ishte thirrur ende zyrtarisht nga trajneri i Anglise, Fabio Capello, por ai shpresonte ende ne nje ftese per Afriken e Jugut, pasi per kete shkak la Glaxy per t’u bashkuar me Milanin.  

FOTO GALERI
1/6
Demtim i rende per mesfushorin anglez

Top Channel