Manchester United rimerr kryesimin

14/03/2010 18:25

Manchester United i pergjigjet Celsit dhe Arsenalit ne ndeshjet e radhes ne Premier Ligen angleze. Skuadra e Djajve te Kuq fitoi edhe ndaj Fulham me rezultatin 3-0 duke rimarre kryesimin ne kampionatin anglez.

Protagonisti kryesor ne kete ndeshje u be i zakonshmi Uejn Runi qe ne kete takim shenoi 2 gola. Rezultati per Manchester United u zhbllokua ne fundin e pjeses se pare kur Runi e mposhti portierin e Fulham nga nje gjuajtje shume prane portes.

Rezultati mbeti ne fuqi deri ne minuten e 84 te ndeshjes kur Manchester shenoi edhe golin e dyte. Runi ishte i lire ne zone kur mori nje pasim nga Dimitar Berbatov per te dyfishuar rezultatin. Vetem pak minuta me vone ishte vete Berbatov qe vuri firmen e tij ne kete fitore te kampioneve te Anglise.

Me kete sukses, Manchester United ngjitet ne kuoten e 66 pikeve, 2 me shume se Chelsea i vendit te dyte, qe ka edhe nje ndeshje me pak dhe Arsenal i vendit te trete.

Top Channel