Juventus “vetevrasje” ndaj Sienes

14/03/2010 17:30

Juventus zhgenjen serish ne Serine A. Bardhezinjte barazuan 3 me 3 ne fushen e tyre me Sienen e vendit te fundit. Po me te njejtin rezultat, Livorno ndal Romen e vendit te trete.

Juventus ka nisur vrullshem sfiden e luajtur ne Olimpiko te Torinos. Bardhezinjte shenuan plot tre gola ne 10 minutat e para te takimit, dy me Del Pieron, qe regjistroi edhe 300 gola me fanelen e “Zonjes se Vjeter”, ne minutat 2 dhe 7 dhe me Kandrevan ne minuten e 10-te. Siena zgjohet 6 minuta me vone, kur shkurton diferencen me ane te Makarones. Pjesa e pare mbyllet 3-1 per bardhezinjte piemonteze.

Ne 45 minutat e dyta miqte e Sienes gjejne forca duke iu kunderpergjigjur edhe me 2 rrjeta te tjera, qe te dy me autoresi te Ghezzal. Pas ketij rezultati Juventus mbetet ne vendin e 5 me nje pike me pak se Palermo, e cila humbi 3-2 ne ndeshjen ndaj Udinezes.

Roma nuk arrin te mposhte dot Lukarelin dhe Livornon e tij. Kryeqytetasit, mbajtes te vendit te trete ne renditje barazuan 3-3 ne transferte, megjithese u ndodhen 2 here ne avantazh. Golat u shenuan nga Lukareli ne minutat 9, 26 dhe 71 per vendasit dhe Perrota, Toni dhe Pizarro per Romen. Vlen per t’u permendur nje 11 metersh i humbur ne minuten e 42 per Romen prej mesfushorit Pizarro.

Ne ndeshjet e tjera Bolonja barazoi me Sampdorian 1-1, Xhenoa shkaterroi Kaljarin 5-3, Lacio humbet ndaj Barit ne shtepi 0-2 dhe Parma mposhti Atalanten e vendit te parafundit 1 me 0.

Java e 28 mbyllet me ndeshjen e mbremjes mes Milanit dhe Kievos ne San Siro, ku kuqezinjte do te synojne fitoren per te ngushtuar ne -1 distancen me Interin kryesues.

Top Channel