
Me gjithe demtimin qe e privoi nga miqesorja e 3 marsit me Irlanden e Veriut, Samir Ujkani ndihet pjese e rendesishme e Kombetares shqiptare.
Portieri flet per eliminatoret e Euro 2012, duke e cilesuar si mjaft te forte Grupin D, ku kuqezinjte e drejtuar nga Josip Kuzhe do te luajne kunder Frances, Rumanise, Bosnjes, Bjellorusise dhe Luksemburgut. Per te arritur rezultatet dhe objektivat e kerkuara, 21-vjeçari mendon se çdo ndeshje duhet pare si nje finale dhe nuk lejohen nenvleresime.
“Grupi ne Euro 2012 eshte shume i forte, çdo ekip eshte i veshtire. Madje edhe Luksemburgu. Mendoj se duhet te punojme me seriozitet dhe ta luajme çdo ndeshje si te ishte finale. Normalisht qe Franca eshte ekipi me i forte i grupit, por sido qe te shkojne punet, Shqiperia duhet te jete e perqendruar vetem te rezultatet e saj, per t’u paraqitur sa me mire dhe per te arritur rezultate pozitive”, deklaroi Ujkani.
Sipas “gardianit”, objektivat reale te perfaqesueses shqiptare duhet te jene pozicionimi ne vendin e trete ose te katert: “Besoj se nese arrijme te klasifikohemi ne nje prej ketyre pozicioneve, te gjithe do te jemi te kenaqur”.
Nga FSHF-ja, te pakten ne leter, Bjellorusia cilesohet si kundershtarja direkte per perfaqesuesen shqiptare: “Mendoj se te gjitha skuadrat jane rivalet tona. Cila eshte me e perballueshme? Perveç Luksemburgut, normalisht duhet te leme mbrapa edhe njeren ndermjet Rumanise, Bosnjes ose Bjellorusise”, tha ai. Eliminatoret per Shqiperine do te startojne me sfiden e 4 shtatorit ne fushen e Rumanise, nje perballje qe shihet si nje shans i mire per t’u “hakmarre” per humbjen 6-1 me 21 nentor 2007, ne Euro 2008.
Por Ujkani mendon ndryshe: “Ajo ndeshje eshte luajtur shume kohe me pare, tani jemi ne vitin 2010 dhe mendoj se duhet te shohim perpara. Parashikoj nje sfide shume te forte, ku si rumunet ashtu edhe ne do te kerkojme fitore, per t’i nisur sa me mire eliminatoret”.
Ne fund, i paevitueshem edhe “ngacmimi” per rivalitetin e forte ne Kombetare, per nje vend mes shtyllave, ku Ujkani duhet te perballet me konkurrencen e Arjan Beqajt dhe Isli Hidit. “Me pare duhet te rikuperohem plotesisht dhe te pres ftesen e trajnerit. Normalisht qe duhet te punoj shume, pasi jemi tre portiere mjaft cilesore, theksoi ai. Mua me jep gjithmone kenaqesi grumbullimi ne Kombetare, por eshte trajneri ai qe vendos se çfare eshte me e mira per skuadren. Pavaresisht faktit nese luaj une, Beqaj apo Hidi, me e rendesishmja eshte fitorja e Shqiperise”.
Top Channel