Formula 1, Vettel ne Pole Position

13/03/2010 13:05

Ka startuar sezoni i ri i Formules 1 ne Top Channel, me provat zyrtare te cmimit te madh te Bahreinit. Do te jete Sebastian Vettel ai i cili do te nise kete gare te pare nga Pole Position fale kohes me te shpejte qe ka regjistruar ne minisesionin e trete te ketyre provave.

Piloti gjerman i skuadres Red Bull ka qene me i shpejte i kesaj fundjave duke dominuar thuajse te gjitha minisesionet e provave zyrtare. Menjehere pas tij jane renditur dy pilotet e skuadres Ferrari. Ne linjen e pare do te startoje garen braziliani Felipe Masa qe regjistroi kohen e dyte me te shpejte e menjehere pas tij debutuesi me Ferrari, Fernando Alonso i cili ka nje kohe rreth gjysme sekonde me te ngadalte se vendi i pare.

Perkrah spanjollit ne linjen e dyte do te jete nje rival i drejtperdrejte me te, Ljuis Hamilton me McLaren, per t’i lene rradhen ne linjen e trete Niko Rosberg me Mercedes dhe makines tjeter Red Bull te Mark Veberit. Vetem ne vendin e shtate gjendet Mikael Shumaker, emri me i perfolur i ketij sezoni. Shtate here kampioni i botes ka bere nje paraqitje te mire edhe ne provat e lira, pavaresisht se ndodhet pas shokut te tij te skuadres.

Nderkohe qe 10-teshen e pare te me te shpejteve te provave zyrtare e vazhdon Xhenson Baton, kampioni i botes ne fuqi i cili regjistroi kohen 1 minute 55 sekonda e 672 te mijtat ne debutimin e ketij sezoni me McLaren. Nderkohe ne vendet e fundit gjendet emrat e rinj te sezonit 2010, mes tyre pilote debutues e te rikthyer.

Kane rezultuar nje duel i hapur keto prova zyrtare, te cilat kane dhuruar menjehere spektakel qe duket te jete vetem fillimi ne prag te gares se Bahreinit qe premton akoma me shume emocione, duke filluar nga ora 12:50 diten e diel.

Top Channel