Bajern fiton me Frajburgun

13/03/2010 21:55

Bajerni i Mynihut u falet kembeve te Arjen Roben ne ndeshjen me Frajburgun.

Mesfushori holandez ishte ai qe udhehoqi skuadren bavareze drejt fitores se radhes ne Bundeslige qe e lejon ate te mbaje vendin e pare.

Nuk ishte nje fitore e lehte kjo per Bajernin qe ne minuten e 31 u gjend ne disavantazh pasi Frajburg shenoi me ane te Makiadi.

Situata per te besuarit e Luis Van Gal ndryshoi pikerisht ne 14 minutat e fundit kur Robben shenoi dy here, fillimisht me ane te nje goditje denimi dhe me pas me nje 11 metersh.

Volfsburgu shenoi nje fitore te thelle jashte fushes se tij.

Skuadra kampione e Gjermanise mundi Borusia Mynshengladbah 4-0 duke marre 3 pike te rendesishme. Misimovic hapi serine e golave per Volfsburg ne minuten e 41 te pjeses se pare.

Ne fillimin e pjeses se dyte Edin Xheko dyfishoi rezultatin me 11 metersh, nderkohe qe eshte autori edhe i golit te katert i realizuar ne minuten e 80.

Goli i trete per Volfsburg u shenua ne minuten e 58 me ane te Gentner.

Top Channel