Renault: Telajo e McLaren eshte e parregullt

12/03/2010 16:40

Ne nje kohe qe sezoni i ri i Formula 1 ka startuar zyrtarisht diten e sotme me provat e lira, polemikat jashte ambienteve po ashpersohen edhe me shume.

Shkak eshte bere skuderia McLaren, e vene ne shenjester nga disa skuderi per pjesen e pasme te makines. Red Bull e denoncoi ne FIA telajon e re te skuderise angleze, ndersa Renault shkon edhe me tej duke ashpersuar tonet. “Duket qarte qe telajo e McLaren eshte totalisht e parregullt”, shprehet menaxheri i skuderise franceze, Bob Bell.

Kjo deklarate vjen pas vendimit te FIA-s per te lejuar qe McLaren te garoje me kete talajo. “Federata duhet te jete me e ashper me keto lloj gjerash sepse do na kushtoje te gjitheve nje thes me para”, shton ai.

Por a do veprojne me shpejtesi edhe skuderite e tjera te kopjojne pjesen e pasme te McLaren? Kjo ngelet ende per t’u pare, por nese do te ndodhe, atehere ky do te ishte nje sforcim i madh ekonomik. “Mendoj se eshte qesharake pasi po mendojme per te reduktuar kostot, njerezit ne piste dhe mekaniket qe punojne deri vone. FIA duhet te jete me e pergjegjshme kur merr vendime te tilla”, thekson Bell.

Te njejtin qendrim mban edhe drejtori teknik i skuderise Lotus, Mike Gascoyne: “Jam ende i bindur se eshte dicka e palejueshme. Tani do nxitojne te gjithe ta bejne, per cfare? Per te fituar 2 apo 3 te dhjetat. Nje tjeter sforcim i madh qe do na marre kohe dhe para”.  

Top Channel