Zgjedhjet e 28 Qershorit nuk kompletuan teresisht potencialin e Shqiperise per te arritur standartet me te larta per zgjedhje demokratike, megjithese shenuan progres krahasuar me te meparshmet.
Raporti i Departamentit te Shtetit te te Drejtave te Njeriut per vitin 2009 nenvizon se procesi zgjedhor u zhvillua ne nje mjedis tejet te polarizuar dhe mbulimi i medias ishte ne favor te te dyja partive te medha Partise Demokratike dhe Partise Socialiste ne kurriz te partive me te vogla.
Nje problem tjeter i nenvizuar ne hyrje te raportit eshte korrupsioni qeveritar qe konsiderohet nje problem serioz dhe i pazgjidhur. Raporti permend edhe presionet ndaj drejtesise dhe pushimin e ceshtjeve ndaj ministrave Basha dhe Mediu.
Sa i takon lirise se shtypit, raporti i Departamentit te Shtetit nenvizon ne nje paragraf te tij edhe vendimin e qeverise per shkelur kontraten 20 vjecare te qerase per ndertesen e njohur si “Ekspozita” me televizionin privat Top Channel, kritik ndaj saj. Me 14 Shtator Ministria e Ekonomise njoftoi televizionin Top Channel per perfundimin e kontrates. Kjo ministri deklaroi se kishte informuar stacionin televiziv gjate dy viteve per privatizimin, nje pretendim i hedhur poshte si i pavertete nga Top Channel.
Me 15 Shtator nje zedhenes i kesaj ministrie tha se kontrata e qerase perfundoi se ekzistuari pas privatizimit te nderteses. Disa seanca gjyqesore u shtyne, pasi Top Channel paraqiti padi penale, duke kundershtuar vendimin e qeverise. “Ceshtja vazhdon ende”, shkruhet ne raport. Perpara rastit te ambjenteve te “Ekspozita”, Top Channel ka patur te njejtat probleme edhe me ambjentet e marra me qera te Qendra Nderkombetare e Kultures, rast qe eshte permendur gjate raportit te vitit 2008.
Gjithashtu ne raport nenvizohet edhe rasti i televizionit privat Vizion Plus dhe gazetes “Shekulli”, te cilet ne Dhjetor ngriten padi per shpifje ndaj kryeministrit te vendit per deklaratat publike kunder tyre te bera ne Parlament. Permendet edhe incidenti me gazetarin Mero Baze, kritik i ashper i qeverise, i cili u godit prane nje klubi nate ne Tirane, si dhe me pas mbylljen e gazetes se tij “Tema”. Raporti shkruan se roli investigativ i medias vazhdon te rritet ne Shqiperi.
Ne kete rast, raporti permend me vleresim emisionin ”Fiks Fare” ne Top Channel, i cili me denoncimet e tij ka bere qe te hapen dosje hetimore ndaj zyrtareve me pushtet, cuar deri ne shkarkimin dhe ngritjen e padive penale ndaj zyrtareve te korruptuar publike, perfshire edhe te nje minister i akuzuar per tentative per abuzime seksuale per shkak te detyres.
Top Channel