Penallti e parregullt, pezullohet arbitri

12/03/2010 11:05

Nje episod i pazakonte ka ndodhur ne Japoni gjate dites se pare te kampionatit te futbollit. Bomberi i skuadres se Hiroshimes realizon nje penallti ne menyre te parregullt, por arbitri nuk e ve re…per pasoje Federata e pezullon.

Dita e pare e kampionatit japonez ka sjelle per publikun nje ngjarje te rralle qe ka terhequr vemendjen e te apasionuarve te futbollit ne te gjithe boten.

Ne ndeshjen mes Sanfrecce Hiroshima dhe Shimizu S-Pulse, nje penallti u duk se coi ne  avantazh te zotet e shtepise. Ne minuten e trete, futbollisti Makino vendos topin ne piken e bardhe dhe ndersa ishte me kurriz, bomberi Hisato Sato i cuditi te gjithe me veprimin e tij duke shenuar pa qene ai personi i caktuar per te realizuar penalltine.

Kjo situate qesharake duhej te anulohej nga arbitri, i cili ne fakt nuk reagoi. Por sipas rregullores se FIFA-s ky lloj aksioni nuk eshte i lejuar. Ndaj drejtuesi i takimit Takuto Okabe eshte pezulluar per dy dite.

Top Channel