Manchester City, ofensiva e radhes per Buffon

12/03/2010 16:10

Termeti qe po shkakton Manchester City ne merkaton boterore te lojtareve, po tremb edhe Juventusin.

Skuadra angleze mendon seriozisht per nje portier te cilit mund t’i besoje katerkendeshin dhe kete siguri mund ta ofrojne vetem pak gardiane ne bote, nje prej te cileve eshte edhe Giggi Buffon.

Rreth nje vit pas ofertes se cmendur prej 75 milione eurosh, sheiku arab ofron 30-35 milione, duke pare gjendjen jo te mire fizike qe po kalon portieri bardhezi. Ne ndryshim nga hera e pare, Juventus nuk e ka refuzuar oferten, madje po e mendon seriozisht hipotezen e largimit te Buffon.

Nje tjeter arsye qe i ben te mendohen drejtuesit e Juventusit eshte edhe mosha e portierit, i cili i ka kaluar te 30-at. Nderkohe, Mancini mund te prese deri ne fund te sezonit per nje pergjigje perfundimtare.

Top Channel