Gruaja e Kaka: Pellegrini, nje frikacak

12/03/2010 10:45

Gruaja e futbollistit te Real Madrid Kaka, Carolina Celico reagon ndaj trajnerit Manuel Pellegrini duke e quajtur ate frikacak.

Mesazhi eshte shkruar ne Twitter nga zedhenesi i saj, por mesa duket ka qene vete Carolina qe ka dhene udhezimet.

“Nje trajner frikacak zevendeson gjithnje nje lojtar per te larguar vemendjen nga paaftesia e vet”, thuhej ne mesazhin e shfaqur ne rrjet qe duket se do te demtoje marredheniet mes Kaka dhe Real Madrid.

Me pas Carolina mohoi te ishte shprehur ne kete menyre per trajnerin Pellegrini.

Zedhenesi zevendesoi mesazhin ne tij ne Twitter duke u shprehur se “Nuk desha te ofendoja askend, ishte vetem nje reagim ne nxehje e siper”.

Me pas u shfaq nje tjeter mesazh ku thuhej se ne rrjetin social nuk mund te fliste me si tifoz.

Top Channel