Van Gal: Dua te drejtoj nje ekip perfaqesues

11/03/2010 20:30

Luis Van Gal deshiron qe te drejtoje nje skuader perfaqesuese.

Trajneri i Bajernit te Mynihut e ka bere te ditur kete lajm ne nje interviste per mediat holandeze ku theksoi se nuk e perjashton mundesine qe nje dite te jete trajner i Spanjes apo Argjentines. “Nese federatat e Spanjes apo Argjentines do te me bejne ndonje oferte do t’i studioj me vemendje”, eshte shprehur Van Gal ne intervisten e tij.

Nderkohe, trajneri holandez foli edhe per punen e tij ne klube dhe sidomos tek Bajerni i Mynihut, duke theksuar se perqendrohet ne maksimum ne punen e tij. “Kur jam ne drejtimin e nje ekipi punoj me te gjitha forcat e mia”, ka vijuar me tej Van Gal. “Nuk me shqeteson asnjehere fakti se pozita ime eshte ne dyshim apo jo, pasi kam shume besim te vetja ime. Per me teper, puna ime bazohet tek dialogu me futbollistet, por jo gjithnje gjerat jane te lehta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA