Sherbimi i anijeve jepet me koncesion

11/03/2010 08:35

Nje shoqeri anonime mori dje nga qeveria bonusin prej 7 per qind, sa i takon gares per marrjen me koncesion te sherbimit te anijeve detare.

Vendimi erdhi pas propozimit te dhene nga ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, sipas te cilit, “autoriteti kontraktues per kryerjen e procedurave ligjore, per dhenien me koncesion, te formes ROT (Rehabilitim-Shfrytezim dhe Transferim ne pronesi te shtetit), te sherbimit te anijeve detare, eshte Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit”, duke miratuar bonusin prej 7% te pikeve, per rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, ne proceduren perzgjedhese konkurruese (propozim i pakerkuar), qe i jepet shoqerise “Anijet e sherbimit detar”, sh.a.

Vendimi kishte paqartesi te shumta sa i takon projektit dhe çfare synohet.

Kujtojme se qeveria privatizoi kohe me pare te vetmin kantier detar, ate te Portit te Durresit, duke ua shitur polakeve, e me pas, keta ua shiten turqve te Kurum, te cilet ia ndryshuan funksionin, duke lene te gjithe vendin pa kantier.

Top Channel