Serbi-Kroaci, rritje bashkepunimit policor
11/03/2010 19:25
Serbia dhe Kroacia kane vendosur te rrisin bashkepunimin policor ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar.
Per kete arsye numri 1 i policise serbe vizitoi sot Zagrebin, ku zhvilloi nje sere bisedimesh me nendrejtorin e policise kroate, Milijan Brkic, bejne te ditur agjencite kroate te lajmeve.
Sipas burimit, bashkepunimi do te konsistoje ne shkembimin e informacioneve mbi eksponentet e botes se krimit te te dyja vendeve.
Vizita e kreut te policise serbe ne Kroaci erdhi pas zbulimit ne kete vend te trupit te shtetasit serb Cvetko Simic, i cili pasi ishte masakruar ishte hedhur ne liqenin Jarun.
Top Channel