Peqini eshte bere serish protagonist i dhunes ne futboll, por kete here jashte stadiumit ku u luajt ndeshja Shkumbini–Vllaznia.
Pas perfundimit te sfides, ku ka patur nje paqe te plote ne loje dhe gola, autobusit te ekipit shkodran i eshte ngritur nje prite nga disa adoleshente peqinas, te cilet kane qelluar me gure duke thyer xhamat.
Pas ngjarjes, drejtuesit e klubit vendas te Shkumbinit te Peqinit kane sjelle ne vendgjarje nje autobus tjeter per te mundesuar transportin e skuadres shkodrane, por perfaqesuesit e Vllaznise, sportiste, trajnere dhe pjesetare te tjere te stafit te klubit Vllaznia nuk kane pranuar te transportohen nga autobusi peqinas, duke preferuar nje autobus te ardhur nga qyteti i tyre.
Top Channel