Milani, Berlusconi fik televizorin

11/03/2010 11:40

Ka ndenjur perpara televizorit deri kur Manchester United beri golin e dyte dhe me pas e fiku.

Kryeministri italian, njekohesisht presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, preferoi te mos shikonte me tej goleaden e pesuar nga kuqezinjte dje ne mbremje ne Champions League.

Ishte ne pallatin Grazioli me rreth 20 senatore te partise se tij. “Kush eshte me Milanin?”, ka pyetur ai. “Ju vjen keq nese e fikim? Eshte me mire ta mbyllim televizorin”, tha Berlusconi. Pjesa e dyte sapo kishte filluar.

Top Channel