Mediat spanjolle kane sulmuar ashper lojtaret milionere dhe trajnerin Pelegrini pas eleminimit te turpshem te Realit nga Liga e Kampioneve.
“Lamtumire Champions, lamtumire Pelegrini” eshte titulli kryesor i “Marca”, gazeta sportive me e rendesishme e Spanjes, duke paralajmeruar shkarkimin e trajnerit kilian. Sipas kesaj gazete, gabimi me i madh i Pelegrinit qe ndikon ne kete deshtim ishte nderrimi para kohe i Kakase.
“Katastrofe” eshte fjala qe ka zgjedhur “AS”, gazeta tjeter e rendesishme e vendit, e cila ne shkrimin e saj e cileson nje deshtim te madh lojen e futbollisteve madrilene ne “Santiago Bernabeu”. Ne banken e te akuzuarve kjo gazete ngjit edhe Pelegrinin si shkaktarin kryesor te ketij eleminimi te turpshem. Gazeta “El Mundo” ka ironizuar me titullin e saj, “250 mln euro…nje lige?” duke treguar se parate e shpenzuara nga Perez kane shkuar dem, pasi Reali i milionave nuk mund te mjaftohet vetem me Ligen Spanjolle.
“Futbolli nuk ka cmim” eshte titulli i gazetes politike “El Pais”, sipas te ciles Lioni ka penguar realizimin e projektit gjigand te Florentino Perez. Nderkohe, pas ndeshjes trajneri Pelegrini ka marre persiper pergjegjesine per eliminimin nga Liga e Kampioneve. “Une jam pergjegjesi kryesor per nje epilog te tille pas dy ndeshjeve me Lionin. Por, kete moment te veshtire duhet ta tejkalojme dhe te vazhdojme te luftojme per titullin ne Spanje. Per ceshtjen time jane drejtuesit e klubit ata qe vendosin”, ka pohuar Pelegrini, i cili duket se e ka te qarte se ky eliminim nga Liga e Kampioneve mund te shenoje fundin e aventures se tij ne drejtim te “klubit mbreteror”.
Top Channel