Galliani: Tani te mendojme per kampionatin

11/03/2010 01:10

Drejtori administrativ i Milanit, Adriano Galliani ka komentuar humbjen e turpshme te kuqezinjve ne Old Trafford, si dhe ka kerkuar perqendrim maksimal ne kampionat per t’iu rikthyer Champions League-s vitin e ardhshem.

“Shkoi shume keq, tashme te rinisim me perqendrim maksimal kampionatin qe eshte rruga e vetme per t’u rikthyer serish ne Champions League”, tha Galliani.

Me tej shefi ekzekutiv i Milanit ka analizuar edhe shkaqet e humbjes duke fajesuar kryesisht mungesat e shumta ne formacionin e hedhur ne fushe prej Leonardos.

“Ne mungese te Nestes, Antoninit e me pas edhe te Boneres dhe te luash perballe nje skuadre te rendesishme si Manchester United?! Nuk mund t’i dhurosh kaq shume lojtare”, perfundoi numri dy i kuqezinjve.

Top Channel