F1, polemika per pjesen e pasme te McLaren

11/03/2010 17:45

Kur duhen edhe pak ore nga starti zyrtar i sezonit 2010 te Formula 1, dalin ne pah polemikat mes skuderive dhe FIA-s per keqinterpretime te rregullores, ashtu sic ndodhi vjet me Brawn GP.

Pjesa e pasme e makines McLaren eshte bere objekt sherri, pasi Red Bull dhe Ferrari jane te bindura se McLaren ka thyer rregulloren. “Na kane kerkuar ne FIA disa sqarime”, thone zyrtaret e skuderise angleze qe jane ne pritje te nje pergjigje perfundimtare dhe nese nuk lejohet te garojne me kete pjese te pasme, atehere ata kane gati nje plan B.

Sikur te mos mjaftonte kjo, parregullsite ne makinen MP4/25 kane te bejne edhe me nje element ende te paidentifikuar qe pritet te ngjalle polemika gjate diteve ne vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA