Jo vetem Carlos Dunga eshte kunder Ronaldinho-s ne kombetaren e Brazilit. Sulmuesi i Milanit ka edhe nje kundershtar me fuqi te madhe ne Brazil.
Behet fjale per presidentin e vendit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili eshte treguar i ftohte ne lidhje me nje rikthim te mundshem te Dinho-s ne kombetare. “Eshte nje lojtar me cilesi por kjo nuk mjafton. Duhet pare si futen ne skemat dhe ambientin e Selecaos lojtaret”, tha kreu i shtetit brazilian.
Deklarata e Lules vjen pas protestave te tifozeve, te cilet shpresojne ende ne nje rikthim te “Guacho”-s ne kombetaren 6 here kampione bote. “Dunga meriton besim per menyren se si e ka drejtuar kombetaren deri tani. Me pelqejne zgjedhjet e tij ne baze te formes aktuale te lojtareve”, shtoi presidenti ne nje interviste per Associated Press. Shifrat mbeshtesin si Dungen ashtu edhe Lulen e Zagallon, pasi edhe ky i fundit ka kritikuar ashper lojen e sulmuesit.
Ne ndeshjen e fundit, Manchester-Milan, Ronaldinho ka treguar nje forme te dobet, duke u larguar edhe me shume nga kombetarja. Vetem dy raste me koke, 35 pasime te sakta dhe 10 te gabuara. Kjo eshte radiografia e nje ndeshjeje te dobet per sulmuesin, i cili nuk mundi per asnje moment t’i tregonte teknikut te kombetares se eshte i denje per te veshur fanelen e Selecaos.
Top Channel