Berisha nis turin per informim

11/03/2010 15:35

Kryeministri Sali Berisha prezantoi ne qytetin e Elbasanit projektin per rrugen e re qe do lidhe kete qytet me Tiranen. (UPDATE)

Autostrada do jete segmenti i pare i Boshtit te Jugut, me nje gjatesi pre 31 kilometra me 4 korsi do ndertohet edhe me tunel 2,3 kilometra dhe do shkurtoje distancen ne vetem 20 minuta.

Etapa e dyte e ketij boshti do te jete rruga Berat-Tepelene dhe projekti  ka perfunduar, per te vazhduar me segmentin Belesh-Berat, Tepelene-Gjirokaster, Kolonje-Korce.

“Autostrada Tirane-Elbasan ka nje rendesi kapitale per zhvillimin jo vetem te Elbasanit por per vendin ne pergjithesi. Vertete kjo eshte nje veper e kushtueshme, ka te ngjare te jete me e kushtueshmja per ka edhe imaktin pozitiv me absolut per te gjithe Shqiperine”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha foli per rritjen ekonomike te vendit duke permendur ne menyre te detajuar  reformat qe ka ndermarre qeveria.

Kryeministri theksoi se vendi do kete rritje me te madhe ekonomike e cila ka qene pozitive edhe kur vendet e tjera ngecen nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA