Benitez pranon: Tek Liverpool ka krize

11/03/2010 20:40

Trajneri i Liverpool-it, Rafael Benitez pranon krizen ne rezultate te skuadres se tij.

Sipas te perditshmes britanike “Daily Mirror”, tekniku spanjoll ka kerkuar nje takim me futbollistet per te diskutuar per situaten ku ndodhet skuadra. Sipas Benitez, 3 muajt e ardhshem jane vendimtare per kete sezon, nderkohe qe shprehet i shqetesuar edhe per sjelljen e disa prej futbollisteve me te mire te skuadres.

“Nuk me pelqen kur futbollistet e mi e shfaqin zhgenjimin e tyre me ane te veprimeve te jo te hijshme, sepse nuk eshte dicka e mire. Megjithate ajo qe ka me shume rendesi tani eshte te permiresojme lojen tone dhe kjo varet nga secili prej lojtareve”, thekson ai.

Nderkohe Benitez foli edhe per situaten financiare te klubit duke kerkuar te tjera investime te reja per te rritur nivelin e skuadres. Sipas spanjollit, te gjithe po presin qe te ndodhe dicka edhe pse per momentin objektivi kryesor eshte qe futbollistet te qendrojne te perqendruar per ndeshjet e radhes.

Top Channel