Atletico Madrid nxjerr Sergio Aguero-n ne merkaton e transferimeve.
Lajmi publikohet nga media spanjolle, sipas se ciles, sulmuesi argjentinas konsiderohet si i sakrifikuari i madh i klubit madrilen qe ne fund te ketij sezoni do te kerkoje te permiresoje situaten financiare per te bere blerje te reja.
Gjithnje sipas medias spanjolle, nje lajm i tille nuk ka bere gje tjeter vecse ka vene ne levizje klube te ndryshme evropiane qe prej kohesh jane vene ne ndjekje te Aguero-s. Dy prej ketyre klubeve jane Chelsea dhe Manchester United, me klubin londinez ne avantazh te ndjeshem ndaj “Djajve te Kuq”.
Mesohet se tashme Chelsea ka bere nje oferte per Aguero-n deri ne 60 milione euro dhe kjo ka ndodhur pas nje deklarate te vete sulmuesit. Argjentinasi perpara disa kohesh eshte shprehur se eshte i gatshem te largohet nga Atletico ne rast se drejtuesit e klubit do ta nxjerrin ne merkato.
Top Channel