Shkoder, tritol shtepise se avokatit

10/03/2010 08:40

Nje sasi e konsiderueshme tritoli ka shperthyer pak minuta para mesnates ne deren e shtepise se nje avokati te njohur ne qytetin e Shkodres.

Ngjarja ka ndodhur ne nje pallat prane rruges kryesore te qytetit ne lagjen “Parruce”. Avokati Gjon Lepuri kishte vetem 15 minuta qe ishte kthyer ne shtepi kur ndodhi shperthimi i forte qe hodhi ne toke te gjitha dyert dhe dritaret e baneses ne katin e trete.

Fatmiresisht demet ishin vetem materiale dhe askush nuk eshte plagosur. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes duke kontrolluar vendin si dhe automjetin e avokatit nese ne te gjendej ndonje mjet tjeter shperthyes.

Me pas eshte marre ne pyetje avokati per te mesuar ne lidhje me ndonje piste te mundshme qe mund te coje ne zbulimin e autoreve. Burime nga policia thone se ngjarja ka lidhje me profesionin e avokatit, i cili njihet per trajtimin e ceshtjeve civile.

Top Channel