Moti, FSHF nderpret kampionatin

10/03/2010 20:15

Kushtet e veshtira klimaterike qe prej disa muajsh kane perfshire vendin tone, kane ndikuar ndjeshem ne aktivitetet sportive te vendit.

Gjendja krejtesisht jashte normales e disa fushave te rretheve, por edhe atyre te kryeqytetit, kane detyruar drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit qe te nderpresin kampionatin.

Nuk ka filluar mire kjo faze e trete e kampionatit i cili dy jave me pare u nderpre per shkak te ndeshjeve te prapambetura te Skenderebut, e tashme kushtet klimaterike sjellin te njejten nderprerje.

Nepermjet nje deklarate per shtyp, organi i futbollit shqiptar ben me dije se do te shtyhen ndeshjet e kesaj jave te kategorise Superiore, kategorise se pare e te dyte, po ashtu edhe per moshat U19 e U17.

Ne kete menyre disa nga klubet do te kene mundesine qe te punojne me fushat per t’i permiresuar e per t’i rikthyer ato ne kushte disi me normale.

Ende nuk dihet nese te gjitha keto kategori do te zhvillojne ndeshjet e tyre javen e ardhshme, megjithate per momentin kampionati mbetet i pezulluar.

Jane te shumta fushat ne te cilat nuk arrihet te luhet futboll dhe ajo qe i ka renduar me shume pervec amortizimit e mungeses se mirembajtjes, jane edhe kushtet klimaterike e reshjet e shiut e debores qe vazhdojne panderprerje prej disa muajsh.

Top Channel