Milan me tredhembesh ne “Old Trafford”

10/03/2010 11:20

Pato jo, Huntelaar po. Kjo do te jete fytyra e sulmit te Milanit ne “Old Trafford” ku “Djalli” do kerkoje te fitoje nje ndeshje shume te veshtire perballe djemve te Alex Ferguson.

Formacioni kuqezi qe do zbrese ne fushe qe nga minuta e pare, eshte; Abbiati, Abate, Nesta, Thiago Silva, Bonera, Flamini, Pirlo, Ambrosini, Huntelaar, Borriello dhe Ronaldinho. “Do jete e rendesishme te hyjme ne fushe me sjelljen e duhur por besimi im derivon nga paraqitjet e fundit te skuadres”, shprehet Leonardo. Ne vijim, ai shton se deshiron qe skuadra ta nise ndeshjen si ne Milano kur shenoi qe ne minuten e trete.

Nga ana tjeter, Ferguson kerkon te mbaje zgjuar skuadren qe vjen nga nje fitoreje komode 3-2. “Ne nuk do bazohemi tek rezultati i ndeshjes se shkuar. Nuk duhet te mendojme se jemi te kualifikuar sepse nuk jemi te zotet qe te mbrojme avantazhin dhe duhet te luajme ne menyre normale”, thekson skocezi. 

Top Channel