
Milan e mbylli ne menyren me te shemtuar aventuren ne Ligen e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Leonardo e humbi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Mancester Junaitid, kete radhe me rezultatin 4-0.
Ishte serish Uejn Runi ai qe eliminoi kuqezinjte duke u shenuar edhe dy gola te tjere ne kete ndeshje kthimi. Golin e pare sulmuesi anglez e shenoi ne minuten e 13 te pjeses se pare kur realizoi me koke pas nje krosimi te sakte te Geri Nevil.
Ne pjesen e dyte Leonardo aktivizoi Sedorf, por Milan u shokua shume shpejt. Ne sekondat e para te kesaj pjese, Mancester Junaitid dyfishoi rezultatin, serish me Uejn Runi.
Makthi i Milanit nuk perfundoi ketu. 13 minuta me vone, Mancester Junaitid shenoi edhe golin e trete, kete radhe me koreano-jugorin Ji Sung Park e me pas te katertin me Darren Flecer.
Me kete rezultat, Milan behet skuadra e dyte italiane qe i thote lamtumiren Liges se Kampioneve duke bere qe Serie A te rrezikoje shume persa i perket skuadrave pjesemarrese ne aktivitetin me te renndesishem per klube ne sezonet e ardhshme.
Por surpriza me e madhe ndodhi ne Santiago Bernabeu. Lion barazoi me Realin e Madridit 1-1 duke i eliminuar galaktiket nga Liga e Kampioneve me rezultatin e pergjithshem 2-1. Kristiano Ronaldo kaloi madrilenet ne avantazh ne minuten 6, nderkohe qe francezet barazuan gjithcka me Pjanic ne minuten e 75.
Me kete eliminim Reali i Madridit humbet shansin per te luajtur finalen e ketij aktivitieti qe do te zhvillohet pikerisht ne stadiumin e tij.
Top Channel