Massa i paduruar per t’u rikthyer ne piste

10/03/2010 11:40

Felipe Massa po pret me padurim te rikthehet ne nje gare te vertete te Formula 1 pasi mungon ne pista qysh prej incidentit te frikshem ne Hungari.

“Kete kampionat e kemi pergatitur mire. Provat shkuan shume mire dhe tani do shikojme sa shume kemi ecur me punen tone. Kam nje deshire te madhe te garoj dhe mezi po pres te filloje kampionati”, shprehet piloti brazilian.

Ne vijim, ai shton se ne Bahrein shpreson te marre sa me shume pike, pasi tashme fituesit do t’i shkojne 25 te tilla. “Bahreini ka nje piste te modifikuar por une shpresoj qe te ecim mire ne cdo cirkuit. 4 garat e para i kemi jashte Europes dhe duhet nje zhvillim konstant”, perfundon Massa.

Top Channel