
Partia Socialiste akuzon serish kryeministrin Sali Berisha se kerkon te marre nen kontroll nje prej institucioneve me te rendesishme te shtetit, Sherbimin Informativ Shteteror.
Deputeti socialist Ilir Gjoni thekson se qellimi i ndryshimeve ne ligj eshte vetem politik.
Ne nje deklarate per mediat, Gjoni argumenton se amendimet nuk jane te domosdoshme, pasi perndryshe SHISH do te kthehet ne nje zevendesues te organeve te tjera shteterore si policia, prokuroria, kur ne fakt misioni eshte per te siguruar kombin dhe shtetin, nga kercenimet e huaja.
“Vendosja e afatit kohor per mandatin e Drejtorit te Sherbimit behet me qellimin e vetem te zevendesimit te tij me ndonje tjeter qe te merret dhe drejtohet siç e deshiron ai qe po e propozon, pra Sali Berisha. Partia Socialiste i ben thirrje edhe nje here Sali Berishes te heqe dore sa nuk eshte vone nga ky skenar antidemokratik”, u shpreh Gjoni.
Top Channel