Capello dhe Anglia ne shenjestren e spiuneve

10/03/2010 13:10

Qe te jesh trajner i Anglise nuk eshte aspak e lehte sepse duhet te drejtosh nje kombetare e cila vjen nga vendi ku eshte shpikur futbolli por qe prej 40 vjetesh nuk ka fituar asgje.

Eshte e veshtire edhe pse duhet te menaxhosh skandalet e lojtareve jashte fushe, madje se fundi duhet te mesohesh edhe me histori spiunesh. Javen e shkuar ne prag te ndeshjes miqesore kunder Egjiptit, kombetarja u strehua ne hotelin “The Grove”, por dikush vendosi nje cimke ne vendin ku Capello keshilloi lojtaret, duke regjistruar gjithcka.

Spiuni ua ofroi biseden gazetave por asnje prej tyre nuk pranoi ta publikonte. “Daily Star” informoi federaten per kete oferte, e cila nga ana e saj ka nisur nje hetim. Te gjitha rruget te cojne tek nje punonjes i hotelit, madje tek dikush qe e di mire se ku Capello do ta zhvllonte biseden e gjate me lojtaret e tij.

Top Channel