Zinedine Zidane, trajneri i ardhehm i Algjerise?

09/03/2010 16:15

Dalengadale, Zinedine Zidane mund te perfshihet plotesisht ne boten e futbollit, tashme jashte fushes se blerte.

Pasi pranoi oferten e Florentino Perez per te punuar tek Real Madrid ne rolin e keshilltarit, Zizu mund te hedhe nje hap me tej, duke marre drejtimin e pankines se kombetares se Algjerise.

Presidenti Abdelaziz Bouteflika ka deshire t’ia dorezoje kombetaren pas Boterorit 2010 ku Algjeria do drejtohet nga Rabah Saadane. Sipas gazetes franceze “Sud Ouest”, ish futbollisti i Juventusit dhe Realit te Madridit qe u prit bashke me familjen nga kreu i shtetit algjerian, kerkoi kohe te reflektoje rreth ketij propozimi. 

Top Channel