Nis Asambleja Kombetare e FSHF-se

09/03/2010 10:00

Para pak minutash ka nisur asambleja kombetare e FSHF-se per zgjedhjen e presidentit te ri te Federates. Ne kandidim eshte kreu aktual i FSHF-se, Armand Duka dhe dy emra te njohur te botes se sportit, Rudi Vata dhe Refik Halili.

Ne fjalen e tij pershendetese, ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri ka theksuar nevojen per nje reforme te thelle ne menyre qe te evitohen aktet e dhunes ne stadiume.

“Nuk mund te qendroj pa denuar fenomenet negative per sa i perket dhunes ne futboll. Revoltat e dhunshme te drejtuesve te ekipeve shprehin nevojen per nje reforme te thelle per eleminimin e ketyre fenomeneve. E gjithe ministria eshte predispozuar qe te respektoje autonomine e federatave, por ministria nuk mund te rrije ne heshtje per fenomenet negative qe ndodhin”, eshte shprehur Xhaferri.

Ai vuri theksin edhe ne ndryshimin e menyres se administrimit te stadiumeve ne te gjithe vendin, duke synuar dhenien e tyre me koncension.

“Eshte shume e nevojshme te behet sa me pare rikonstruksioni i stadiumit. Menyra e menaxhimit e deritanishem eshte efikase dhe ne po nxisim koncensionet ne te te gjitha stadiumet”, pohoi Xhaferri.

“Ne vend te ‘Qemal Stafes’ te kemi nje stadium te ri”, theksoi ministri.

Top Channel