NBA, histori te pafatesh

09/03/2010 15:50

Nje rreshkitje ne dush, videolojera pa fund dhe perdorimi i duarve ne momente relaksi apo te veshtira, mund te djegin nje karriere te tere. Me histori te tilla NBA eshte mbushur plot. Ja disa shembuj;

I fundit ne radhe eshte Joel Przybilla i Portland, i cili vetem pak dite me pare, duke bere dush, u rrezua duke thyer serish tendinen e gjurit te djathte, gje te cilen e kishte bere edhe ne 22 dhjetor ne Dallas. Tani ai duhet te operohet serish. Koha e rekuperimit te operacionit te pare ishte 6-8 muaj, ndersa tani rrezikon seriozisht karrieren e gjate prej 571 ndeshjesh. Ky eshte nje sezon i keq per Portland Trail Blazers pasi te ghithe lojtaret pervec Andre Miller e Martell Webster kane kaluar nga klinika, perfshire ketu edhe trajnerin Nate McMillan.

Ron Artest, sulmuesi i Lakers humbi 6 ndeshje pasi u rrezua nga shkallet diten e Krishtlindjeve ne shtepine e tij ne “Beverly Hills” ndersa po mbante ne duar disa pako dhuratash. “Nuk arrij te kujtoj asgje. Gruaja ime me shpjegoi kush isha dhe me cfare merresha. M’u desh kohe te rifitoja kujtesen”, tha ish lojtari i Houston.  

Me keq i ka shkuar Francisco Garcia-s qe humbi 52 ndeshje pasi theu pulsin e djathte ne muajin shtator. Motivi? Po stervitej me pesha 45 kg per cdo dore, ne menyre qe te rifitonte formen per sezonin e ri.  
Frakture edhe per basketbollistin e Boston Celtics, Glenn Davis, i cili qendroi jashte deri ne muajin dhjetor pasi goditi me grusht mikun e tij me te mire gjate nje sherri ne makine.
10 qepje ne krah ka marre sezonin e shkuar Derrick Rose i Chicago Bulls, ndersa po kerkonte te qeronte nje frut i shtrire ne krevat.
Serish ne krevat, por kete here i rrezuar prej tij, eshte demtuar Kendrick Perkins, i cili u detyrua te qendronte shume kohe pushim per t’u rekuperuar.

Ne sezonin 2007-2008 Brad Miller humbi 10 takime pasi preu gishtin ndersa po lante pjatat.

Shkoi me keq per Pervis Ellison, i cili humbi nje pjese te mire te sezonit 1996-1997 per nje frakture pasi po transportonte nje tavoline.  

Por vendin e nderit e mban Lionel Simmons, i cili ne sezonin 1990-91 u detyrua te qendronte dy ndeshje pushim per shkak te nje problemi me kycin pasi kishte luajtur per ore te tera me nje videoloje.
 
Ne sezonin 1994-95 legjenda Charles Barkley mungoi nje ndeshje per shkak te problemeve me shikimin, te shkaktuar nga drita e forte ne koncertin e Eric Clapton.

Top Channel