Milan pa fat, Rooney ne fushe

09/03/2010 19:10

Pavaresisht dhimbjeve ne gju, Wayne Rooney do udheheqe sulmin e Manchester United mbremjen e neserme ne ndeshjen e dyte kunder Milanit.

Sulmuesi qe shenoi nje dopiete ne “San Siro” do mbaje mbi supe pergjegjesine e repartit me te avancuar. “Wayne eshte permiresuar ne krahasim me te shtunen dhe eshte gati. Ka bere nje progres te pabesueshem dhe per formen qe po tregon, ai eshte nje rrezik per te gjithe. Do jete i frikshem edhe per Milanin neser mbrema”, shprehet Sir Alex Ferguson.

Nderkohe, ne Manchester ka mberritur avioni me lojtaret e Milanit, ku shume tifoze kane dale per t’i bere nje pritje te vecante ish idhullit te tyre, David Beckham. “Rikthimi i tij eshte pothuajse nje moment fetar”, shprehet nje tifoz.

Numri 2 i shoqerise kuqezi, Adriano Galliani kerkon te rrise dozat e optimizmit ne skuader, pavaresisht se kualifikimi do jete nje mision pothuajse i pamundur. “Besoj se mund t’ia dalim. Kete vit kemi fituar ne Marseje dhe Madrid. Nese do kishim fituar edhe ne Zyrih do ishim ndeshur me Lionin dhe ndoshta do ta kishim me te thjeshte”, shprehet Galliani.  

FOTO GALERI
1/3
Pritje e ngrohte per mesfushorin e Milanit

Top Channel