Ne Maqedoni, kryetari i PDSH-se Menduh Thaci ka deklaruar se deputetet e partise se tij nuk do te hyjne ne Parlament nese do te vazhdoje te mungoje dialogu politik.

Thaci eshte shprehur se pa percaktimin e statusit juridik dhe kushtetues te shqiptareve Maqedonia do ta kete te veshtire perspektiven evropiane.

“Kemi bindjen se kjo eshte e vetmja rrugedalje per Maqedonine. Rruget e tjera jane shpartallimi i vendit”, ka pohuar Thaci.

Ai ka shtuar me tej se nga sondazhet dhe anketat e kryera nga partia e tij, ka rezultuar se strategjia ne fjale ka qene e suksesshme.

Top Channel