Formula 1, sa shume debutime ne Bahrein

09/03/2010 15:10

Skuderite e reja jane tre…e gjysme, ndersa 5 pilote do te debutojne kete sezon ne Formula 1.

Kjo eshte tabloja e risive te ketij sezoni qe do startoje pas 5 ditesh nga Bahreini. Fytyra te reja dhe rikthime te bujshme si ai i Michael Schumacher. Virgin, Lotus dhe Hispania jane tre skuderite e reja, ndersa Mercedes Gp eshte nje gjysme-risi pasi derivon nga skuderia kampione bote, Brawn Gp. Virgin Racing vendos ne plan te pare Timo Glock dhe te riun Lucas Di Grassi. Kjo skuderi eshte bazuar ne financat e bosit Richard Branson, i cili nje vit me pare ndihmoi Ross Brawn ne projektin fitues.

Lotus do te bashkepunoje me italianin Jarno Trulli dhe ish pilotin e McLaren, Kovalainen. Kete “barake” e ka riparuar miliarderi Tony Fernandes, i apasionuar pas shpejtesise. Drejtori i pergjithshem i skuderise eshte Mike Gascoyne, ish drejtues tek Toyota, Renault, McLaren, Jordan, Sauber e Tyrrell. Skuderia e trete e re Hrt (Hispania Racing Team) eshte ajo nga e cila pritet me pak pasi kaloi neper shume labirinte derisa para pak ditesh u prezantua para mediave.

Ndersa per Mercedes Gp dihet shume, madje mund te thuhet se ne leter eshte nje prej skuderive qe mund te pretendoje titullin kampion qe ne sezonin e pare. Ross Brawn dhe motorri Mercedes ofrojne siguri per te ecur sa me larg, ndersa Michael Schumacher eshte njeriu tek i cili besohet verberisht ky projekt. Persa u perket fytyrave te reja, Ivan Drago, Vitaly Petrov dhe Nico Hulkenberg do shijojne per here te pare pistat magjike te Formula 1. 

Top Channel